Kryeprokurori Kocevski: po zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, momentalisht janë arrestuar tetë persona

    Prokurori shtetëror, Lupço Kocevski në intervistë ekskluzive për TV21 njoftoi se është zgjeruar procedura hetimore për rastin e njohur si “Aditiv”. Kocevski tha se janë arrestuar 8 persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi, ndërsa po hetohet edhe një person juridik.

    “Ja sot, mund të them se në këtë moment, Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, për momentin e ka zgjeruar hetimin për edhe 8 persona. Për momentin është dhënë urdhër, janë privuar nga liria, ose po privohen”, theksoi Koveçvski.

    Meqenëse janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, masë paraburgimi ndaj të dyshuarës së parë ndërsa masa kujdesi për tetë të dyshuarit e tjerë, ndërsa për tre të dyshuarit për të cilët procedura hetimore tashmë është duke u zhvilluar, masat e vendosura më parë për sigurinë e tyre, mbeten në fuqi.

    Mësohet se me propozim të Prokurorisë janë ngrirë edhe 22.399.953,00 denarë shtesë dhe një veturë në vlerë prej 4.735.000,00 denarëve.

    “Një veturë e pasagjerëve Audi, e re”, tha Kocevski duke shtuar se këtij rasti i shtohet edhe ndjekja për kryerjen e veprës penale “pastrim parash”.

    Lajmi Paraprak

    Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat

    Lajmi i rradhës

    Serbët për zgjedhjet në Kosovë – “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë