Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale te fëmijët

    Inteligjenca emocionale është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve, sepse i ndihmon ata të njohin, shprehin dhe menaxhojnë emocionet.

    Fëmijët që zhvillojnë këtë aftësi e kanë më të lehtë të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, të përballojnë më mirë stresin dhe të kenë ndjeshmëri më të zhvilluar.

    Një nga mënyrat më të mira për të nxitur inteligjencën emocionale është përmes bisedës dhe bërjes së pyetjeve të duhura që inkurajojnë introspeksionin dhe shprehjen e ndjenjave.

    Psikologia Jazmine McCoy së fundmi ndau një listë me pyetje të dobishme në Instagram që mund të ndihmojnë prindërit gjatë këtij procesi, të cilat i kemi listuar si më poshtë:

    “Çfarë të ngrohu apo të trishtoi zemrën sot?”;

    “Nëse ndjenjat tuaja do të kishin një ngjyrë ose një kornizë kohore, cilat do të ishin ato?”;

    “Çfarë ju nevojitet tani – një zgjidhje për problemin tuaj apo thjesht dikush që t’ju dëgjojë?”;

    “Çfarë historie po i tregon vetes për atë që ka ndodhur?”.

    Lajmi Paraprak

    Demenca në moshën 40-50 vjeçare

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: sanksionet e ShBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë