“Termini im” tani me verifikimin e numrit të telefonit

    Në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit. Kjo masë synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë

    Aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por në periudhën në vijim do të bëhet i detyrueshëm gjatë vizitës te mjeku amë.

    Megjithatë, sistemi parashikon përjashtime në disa raste: Emergjencat mjekësore – hyrja në sistem pa verifikim. Fëmijët dhe individët e dobët – mund të verifikohen përmes një personi tjetër (një numër telefoni për më shumë pacientë).

    Përdoruesit e aplikacionit celular “Shëndeti im” mund ta kryejnë verifikimin në mënyrë të pavarur, pa përfshirë mjekun e tyre amë.

    “Është e rëndësishme të theksohet se verifikimi bëhet një herë, që do të thotë se pacientët duhet vetëm të konfirmojnë numrin e tyre të telefonit gjatë takimit të tyre të parë. Ky ndryshim bazohet në analizat që treguan se një numër i konsiderueshëm i pacientëve nuk paraqiteshin në terminet e tyre për shkak të numrave të vjetër të telefonit. Për shembull, më shumë se 50 për qind e pacientëve me ekzaminime të planifikuara të gjirit nuk u paraqitën, duke rezultuar në humbjen e takimeve që mund të ishin përdorur për pacientë të tjerë”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga atje theksojnë se Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e shëndetit elektronik mbeten të përkushtuara për përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit, me të gjitha hapat duke u ndërmarrë me përshtatjen e duhur dhe me përjashtime për kategoritë e pacientëve që kanë nevojë.

    Lajmi Paraprak

    Rritja e pagës minimale e zorshme pa subvencione!

    Lajmi i rradhës

    Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë