Aksidenti ndaj Frosinës / I akuzuari 20 vjeçar rrezikon burg deri në 20 vjet

    Pas procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një personi, i cili akuzohet për –  Vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 në Kodin Penal.

    Në afat prej dy muajve nga ngjarja tragjike, prokurori kompetent publik ka mbledhur të gjitha provat dhe ekspertizat të cilat tregojnë se i akuzuari ka kryer këtë vepër më të rëndë kundër sigurisë në komunikacion, për cilën është parashikuar dënim maksimal deri 20 vjet burg.

    Ndryshe, Vasil Jovanov goditi për vdekje me veturë Frosina Kullakovën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, deri sa e reja ishte duke kaluar në vizë bardha.

    Lajmi Paraprak

    Shumica e institucioneve arsimore në Tetovë nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarri

    Lajmi i rradhës

    Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë