Rritet numri i qytetarëve që përdorin kartela pagesore gjatë blerjes së produkteve

    Përdorimi i kartelave bankare në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë vitit 2024, si nga numri ashtu edhe nga vlera e pagesave.

    “Pagesat me kartela pagesore për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në vend në vitin 2024 shënuan rritje vjetore prej 14.6% në numër dhe 15.4% në vlerë”, raportoi Banka Popullore në RMV, ashtu që deri në fund të vitit ishin shpërndarë gjithsej 1.9 milionë kartela në krejt Maqedoninë e Veriut.

    Banka theksoi që përdorimi i kanaleve digjitale ka shënuar rritje gjatë pagesave, ashtu që përdorimi i aplikacioneve celulare shënon rritje vjetore prej 47,3% në numër, ose 72,1% te vlera e transaksioneve të kryera.

    “Gjatë vitit 2024, qytetarët përdorën më shumë transfertat e kreditit (të ashtuquajturat urdhërpagesa) për të kryer pagesat në vend krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.2% në numër dhe 16.3% në vlerë”, raportoi Banka.

    Në digjitalizimin e pagesave ka ndikuar edhe rritja për 8.3 % e numrit të pajisjeve për pranimin e pagesave me kartela pagesore, duke arritur në 34 778 pajisje të instaluara, ndërsa për 4.4 përqind kemi rritje vjetor të numrit të tregtarëve që pranojnë kartela pagesore gjatë shitjes.

    Lajmi Paraprak

    “Dy vetë pa tre” e mbrojnë RMV-në para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

    Lajmi i rradhës

    Anulohen konkurset në Graçanicë pas protestave kundër ‘punësimit të personave të afërt’ me Listën Serbe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë