Taravari: do të vendosim nëse do të shkojmë bashkë me VLEN-in në zgjedhje ose vet

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në hyrje të punimeve të Kuvendit të partisë, tha se do të vendosin për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet lokale, si VLEN apo veçmas.

    Ai tha se të gjitha gjërat do të diskutohen brenda në mbledhje dhe do të dilet me një konkluzë të përbashkët.

    “Do të tentojmë që deri në fund të gjejmë një zgjidhje së bashku me VLEN-in, nëse jo e kemi opsionin që të shkojmë vet në zgjedhje”, tha Taravari.

    Taravari tha se me Izet Mexhiti është takuar katër ditë më parë, dhe se dje është takuar rastësisht dhe me Ali Ahmetin në takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Ai tha se pavarësisht politikave, dëshiron të ruaj kontakte me secilin politikan shqiptar dhe maqedonas, përveçse me Dimitar Apasievin nga “E Majta”.

    Lajmi Paraprak

    Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

    Lajmi i rradhës

    Gjendja e ndërtesave të reja është me e keqe se atyre të vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë