Kur Këshilli Gjyqësor vendos për përgjegjësinë e gjyqtarit, së pari voton për shkarkimin e tij dhe mund të shkarkohet me tetë vota për, por kjo nuk ka ndodhur me gjyqtarin Pajazit Pajaziti, i cili ka liruar në arrest shtëpiak ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili më vonë është larguar nga shteti. Në vend të shkarkimit të gjyqtarit, gjykata vendosi ta gjobisë atë. Pajaziti do të marrë 30% më pak pagë në gjashtë muajt e ardhshëm, por përsëri do të jetë gjyqtar. Nga Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta që monitoron punën e këshillit, thonë se është e rëndësishme se çfarë dënimesh parashikon këshilli, por edhe se është shumë më e rëndësishme se çfarë efekti do të ketë ndëshkimi i përcaktuar mbi gjyqtarin e sanksionuar.
“Nuk është aq shumë për atë se çfarë lloj dënimi do të shqiptohet, domethënë, pyetja më e zakonshme është se sa efektiv është dënimi dhe sa ndikon me të vërtetë në punën e gjyqtarëve. Kështu, është e rëndësishme që Këshilli Gjyqësor, përveçse të jetë represiv dhe parandalues, të veprojë kryesisht në fushën e efikasitetit të gjyqtarëve dhe gjyqësorit sidomos në punën e tyre, në mënyrë që qytetarët në fund të fundit të jenë të kënaqur me procedurën që po zhvillohet. Kështu, është shumë e rëndësishme se si do të procedojë Këshilli Gjyqësor dhe në fund a do të shqiptojë një vendim apo masë të saktë dhe të drejtë nëse ekziston për një gjyqtar të caktuar”, deklaroi Ivana Petkovska, Koalicioni Të gjithë për gjykime të Drejta.
Më 22 korrik të vitit të kaluar, gjyqtari Pajazit Pajaziti, edhe pse i kishte të gjitha faktet që tregonin se ish-ushtari i UÇK-së mund të arratisej, urdhëroi arrest shtëpiak në vend të paraburgimit efektiv, dhe Ramadani më vonë u arratis në Kosovë. Edhe pse ishte Këshilli Gjyqësor që i gjeti të gjitha këto shkelje të Pajazitit, nëntë muaj më vonë, ai vetëm u gjobit. Pajaziti ka edhe vendime të tjera të kontestueshme. /Alsat/