Kreu i ASh-së, Arben Taravari thotë se për pjesëmarrjen në Qeveria vendos kryeministri, por shtoi se me kryeministrinë në parim kanë raporte të shkëlqyera.
Gazetari: a keni diskutuar edhe çështjen nëse mundohen t’ju nxjerrin nga Qeveria?
“Aty vendos kryeministri. Ai që e formon qeverinë është kryeministri, nëse vendos nuk kemi asnjë problem, por në parim me kryeministrin tash për tash kemi raporte të shkëlqyera”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ndryshe, ASh-ja e Taravarit do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal
Taravari pas mbledhjes së kryesisë të partisë, para mediave tha se Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme. Tutje potencoi se ASh-ja u mundua që të imponon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash.
“Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Ndërkaq, kreu i ASh-së bëri të ditur se janë pjesë e VLEN-it.
“Ne jemi pjesë e VLEN-it, por e shohim si zhvillohen ngjarjet dhe ne bazë të saj sjellim vendimet. Tash për tash në listat për këshilltarë ne shkojmë vetëm”, tha Taravari. /Nistori/