Zvicra ka filluar zyrtarisht Programin e ri të Bashkëpunimit 2025–2028 për Maqedoninë e Veriut, duke riafirmuar përkushtimin e saj afatgjatë për të mbështetur reformat demokratike të vendit, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Zvicra ka qenë një partnere e besueshme, duke investuar mbi 370 milionë franga zvicerane për të mbështetur reformat drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian. Këto investime nuk përfaqësojnë vetëm mbështetje financiare, ato përfshijnë ndarjen e përvojës zvicerane, përkushtimin e përbashkët dhe punën në frymën e vlerave të diversitetit, pluralizmit dhe barazisë.
Që nga viti 1992, Zvicra ka qenë një nga partnerët më konzistent zhvillimor të Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në ndërtimin e institucioneve më të forta të demokratike, promovimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, përmirësimin e qasjes në ujë të pijshëm të pastër dhe shërbime energji efikase për trajtimin e ujërave të ndotura dhe njëkohësisht përmirësimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me një buxhet indikativ prej 56.1 milionë franga zvicerane, strategjia e re ndërtohet mbi përvojat e mëparshme dhe fokusohet në tri fusha kyçe:
Qeverisja Demokratike – Mbështetje e institucioneve mbikëqyrëse në nivel kombëtar dhe lokal, organizatat e shoqërisë civile si aktorë të qeverisjes dhe ofrues të përgjegjshëm të shërbimeve, forcimi i skenës së pavarur kulturore dhe lufta kundër korrupsionit.
Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm – Mbështetje për modernizimin e biznesit, praktikat e gjelbra dhe krijimin e vendeve të punës në zona më pak të zhvilluara, në veçanti përmes zhvillimit të aftësive dhe arsimit profesional.
Uji dhe Mjedisi – Mbështetje për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, shërbimeve të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve, bio-diversitetin dhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve.
Bashkëpunimi afatgjatë zhvillimor zviceran është i dizajnuar të shtrihet në afat tetë deri dhjetë vjeçar, duke ditur kështu faktin se tranzicioneve qenësore dhe të qëndrueshme ju nevojitet kohë.
Strategjia e re e bashkëpunimit vazhdon të promovojë inkluzivitetin dhe diversitetin në të gjitha ndërhyrjet. Përforcimi i dialogut midis një spektri të gjerë të grupeve kyçe ngel prioritet për ndërtimin e një konsensusi shtetëror për reformat kyçe, rritjen e transparencës dhe sigurimin e Embassy of Switzerland in North Macedonia implementimit efektiv të reformave.
Një theks i veçantë i kushtohet punës me të rinjtë që të mbështetet roli i tyre aktiv në ndërtimin e armërisë së vendit, ndërsa forcimi i grave në jetën politike dhe ekonomike vazhdon të jetë objektiv qendror, duke pasqyruar kështu dedikimin zviceran në barazinë gjinore si bartës i inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Konsideratat mjedisore do të shtytë ndër të gjitha iniciativat për mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të Maqedonisë së Veriut dhe forcojnë qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.
Për më shumë, digjitalizimi do të mbështetet në rritje si mjet strategjik për promovimin e transparencës, efikasitetit, dhe llogaridhënies në qeverisje dhe shërbimeve publike. Zvicra do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet kombëtare dhe lokale, shoqërinë civile, sektorin privat dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të siguruar ndikim më të madh dhe të qëndrueshëm.