Gjatë vitit 2025, në qytetin e Tetovës janë kafshuar 14 qytetarë nga qentë endacakë. Të gjithë këta qytetarë e kanë raportuar rastin në stacionin policor në Tetovë. Sipas të dhënave të SPB Tetovë, gjatë vitit 2024 gjithsej 54 qytetarë kanë raportuar se janë kafshuar nga qentë endacakë, ndërsa gjatë vitit 2023, janë regjistruar 65 raste të tilla.
Kafshime nga qentë endacakë të raportuara në SPB Tetovë:
2021 – 57 raste
2022 – 49 raste
2023 – 65 raste
2024 – 54 raste
deri 20.05.2025 – 14 raste
Nga qendrat që merren me strehimin e qenve endacakë bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar gjithsej 204 qenë. Prej tyre, 164 janë rikthyer në rrugë pas trajtimit, ndërsa 40 janë adoptuar dhe strehuar nga qytetarë.
“Në periudhën nga qershori i vitit 2024 deri më tani janë zënë 204 qenë. Të gjithë qentë i kanë kaluar trajtimet humane që do të thotë se janë bërë analizat në laborator të akredituar në Shkup. Janë pastruar nga parazitët e brendshëm. iu është vendosur çip dhe numër në vesh. Janë sterilizuar ose kastruar dhe në mënyrë të suksesshme e kanë kaluar testin e risocializimit si dhe janë kthyer në rrugë ose strehuar. Në rrugë janë kthyer 164 dhe janë strehuar 64”, tha Goran Toshevski – pronar i Strehimores .
Veterineri Ane Apostollovski thotë se në qytetin Tetovës mund të ketë nga 700 deri në 1 mijë qenë endacakë.
“Qyteti mund të ketë 700 por edhe 1 mijë. Për fat keq numri i qenve endacakë është i madh. Ndikon mos përgjegjësia e pronarëve. E marrin për ta strehuar e kalon qejfin dhe e lëshon, lëshimi nga qytetet tjera. Një pjesë i kemi sjell një pjesë kanë qenë edhe të kastruar. Nga puna e deri tanishme kemi gjetur edhe qenë nga qytete tjera. Nga cilët qytete? Kemi gjetur edhe nga Velesi dhe nga Struga?”, u shpreh Ane Apostollovski – veteriner.
Në qershor kësaj strehimore i skadon marrëveshja që ka pasur me komunë e Tetovës. Nga atje thonë se e njëjta do të vazhdohet, ndërsa nuk japin të dhëna se sa mjete janë harxhuar gjatë vitit 2024 për trajtimin e qenve endacakë. /TV21/