Një ‘mal’ me mbeturina në Gjorçe Petrov, banorët ankohen: pastrimi bëhet një herë në javë

    Një mal mbeturinash kanë bllokuar shumë rrugë të caktuara në komunën Gjorçe Petrov. Përveç kontejnerëve përplot, mbeturinat e hedhura në tokë madje kanë vërshuar edhe hyrjet e ndërtesave.

    Banorët shprehen të revoltuar për gjendjen e krijuar duke shtuar se mbledhja e mbeturinave tashmë bëhet vetëm një herë në javë dhe jo dy herë siç ishte me parë.

    Banorët ankohen edhe për numër të pamjaftueshëm kontejnerësh. Kërkojnë që kontejner të ketë para çdo objekti banesor.

    Përveç gjendjes në rrugët e komunës Gjorçe Petrov, edhe rrugët e Çairit vazhdojnë të jenë të mbuluara nga mbeturinat të cilat përveçse se pengojnë qytetarët të lëvizin lirshëm kundërmojnë edhe erë të rëndë duke rrezikuar edhe përhapjen e infeksioneve të ndryshme. Në vend që të zgjidh problemin me mbeturinat, Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit Komunal kërkoi nga policia që të konfiskojnë dhe të ndalojnë punën e një kamioni privat për mbledhjen e mbeturinave në Komunën e Çairit, me të cilën paraprakisht kishin nënshkruar marrëveshje drejtuesit e Çairit.

    Sipas kreut të Çairit marrëveshja me kompaninë private ishte bërë për shkak se Çairi rreth dy vjet po mbytet në mbeturina dhe qëllimisht nuk pastrohet nga ndërmarrja komunale e Qytetit. Ndryshe nga komunat Gjorçe Petrov dhe Çair, filmimet që bëmë në disa pjesë të Komunës Qendër ishte pastër dhe kontejnerët e zbrazur. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pacientëve me kancer në Onkologji u është dhënë terapi e panevojshme – prokuroria me dy aktakuza

    Lajmi i rradhës

    Gjatë vitit 2024 është shkelur e drejta e qytetarëve për furnizim me dokumentet personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë