Pagën 3 milionë euro në vit, por Acerbi luajti me këpucë të grisura në finalen PSG-Inter

    Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Interit përfundoi me një humbje të thellë për italianët, 5-0, duke vendosur një rekord si disfata më e madhe në një finale të kësaj gare. Por, përtej rezultatit, vëmendja u përqendrua tek Francesco Acerbi dhe “këpucët e tij fatlume”.

    Mbrotësi 37-vjeçar i Interit, hero i papritur në gjysmëfinalen kundër Barcelonës, kishte zgjedhur që në finalen e madhe të luante me të njëjtat këpucë futbolli që e kishin ndihmuar të shënonte golin e parë të karrierës në Evropë.

    Këpucët e grisura, me një vrimë të madhe në majë, u bënë shpejt temë diskutimi mes tifozëve, pasi u zbuluan në një video të dhomës së zhveshjes.

    Acerbi besonte se këpucët, që i kishin sjellë fat ndaj katalanasve, do të përsëritnin suksesin edhe në finale. Por, përkundrazi, supersticioni i tij nuk funksionoi dhe PSG dominoi plotësisht ndeshjen, duke i shkaktuar Interit një humbje të thellë dhe të dhimbshme.

    Detaji i pazakontë i këpucëve të grisura mori edhe më shumë jehonë për shkak të faktit që Acerbi fiton rreth 3 milionë euro në vit. Tifozët e Interit nuk e kuptuan si ishte e mundur që një lojtar me një pagë kaq të lartë të shfaqej në finale me këpucë të vjetra e të dëmtuara.

    Pavarësisht kritikave dhe habisë së publikut, Acerbi qëndroi besnik supersticionit të tij, duke menduar se fati që e ndihmoi në gjysmëfinale mund ta ndihmonte edhe në finalen e madhe.

    Por ndeshja ndaj PSG-së tregoi se në futboll, më shumë se çdo supersticion, vendosin përgatitja dhe forca e skuadrës.

    Kështu, këpucët e grisura të Acerbit, që dikur ishin simbol i fitores ndaj Barcelonës, u kthyen në kujtim të një nate të errët për Interin — dhe të një besimi që nuk funksionoi dot përballë kampionëve francezë.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon gatimi me fëmijët në zhvillimin emocional të një fëmije?

    Lajmi i rradhës

    Tabutë bien

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë