Rënie për dhjetë për qind të tokës së punueshme bujqësore në vitin 2024 në raport me vitin paraprak në vend tregon Enti i Statistikës. Gjithashtu, në vitin 2024, me prodhim bujqësorë organik merreshin 873 prodhues dhe tregon një ecje me hapa breshke kur e krahasojmë me numrin prej 888 prodhues që janë marrë me prodhimtari bujqësore organike në vitin 2023.
Sipërfaqja e përgjithshme në vitin 2024 me prodhim bimor organik ishte 4130 hektarë tokë e përpunueshme nga e cila 1477 hektarë janë sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion. Këto të dhëna janë të përafërta me ato të vitit 2023 kur sipërfaqja e përgjithshme me prodhime bimore organike ishte 4215 hektarë, prej cilave 1475 hektarë ishin sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion, apo që është në proces e sipër për të plotësuar kushtet të jetë sipërfaqe organike bujqësore.
Drithërat shënojnë ulje prej 2486 hektarë në vitin 2022, në 2158 hektarë në vitin 2023, për të zvogëluar më tej në 1862 hektarë në vitin 2024. Janë përgjysmuar kulturat industriale organike nga 83 hektarë në vitin 2022, në 41 hektarë në vitin e kaluar. Gjithashtu nga 861 në 749 hektarë janë ulur në tre vite, hapësirat e mbjella me pemishte, ndërsa gati kanë mbetur të njëjtat tokat e mbjella me perime me 149 hektarë në vitin 2022 dhe 151 hektarë në vitin 2024, që nënkupton se perime organike ka pasur pak në treg dhe ky segment nëse nuk përparon atëherë shënon stagnim. Një rritje të madhe apo trefishim nga 72 në 218 hektarë tregojnë në tre vitet e kaluara hapësirat e mbjella me hardhi rrushi.
Numri i përgjithshëm i gjedheve organike është 9 444 frymë dhe në numrin e përgjithshëm të gjedheve merr pjesë me 6.6 për qind.
Pjesëmarrja e deleve organike në numrin e përgjithshëm të deleve është 20.9 për qind, kurse dhitë organike në numrin e përgjithshëm të dhive marrin pjesë me 5.2 për qind. Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2024 është ulur për 9.3 për qind krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njëjtën periudhë është rritur për 1.9 për qind. Njëherësh në vitin 2024 kishte dele organike: 108,012, dhi organike: 5,065 dhe koloni bletësh: 11,153. Krahasuar me vitin 2023 kemi rezultate pozitive në prodhimtarinë blegtorale organike që e dëshmojnë edhe shifrat.
Statistika zyrtare shënon rritje në vitin 2024 në raport me 2023-ën të bagëtive organike me plus 25.5 për qind, të deleve organike me plus 10.4. Më shumë kishte edhe dhi organike me 2.0 për qind dhe koloni bletësh me 1.9 për qind më shumë. Ekspertët besojnë se për prodhim të suksesshëm organik, ajo që na mungon më së shumti është koordinimi dhe edukimi i të rinjve, sepse fermerët duhet të kenë shumë njohuri dhe aftësi të mira, të cilat nuk mund t’i sigurojnë gjithmonë vetë.
“Nuk është e lehtë të marrësh një produkt organik përfundimtar pa arsim paraprak dhe fermerët e rinj këtu nuk i kanë të gjitha informacionet. Procesi i konvertimit dhe certifikimit është i gjatë dhe frikësues për prodhuesit eardhshëm organikë, prandaj ata duhet të kenë vazhdimisht akses në të dhënat më të fundit mbi teknologjitë e disponueshme, si dhe për biopreparatet që lejohen në këtë lloj prodhimi”, thonë ekspertët.
Sipas ekspertes Biljana Kuzmanovska, shumica e prodhimit organik synohet për eksport dhe se tregu i brendshëm është i pazhvilluar.
“Për më tepër dobësi të zbuluara në sektorin organik në rajon janë se shumica e prodhimit organik synohet për eksport, tregu i brendshëm është i pazhvilluar, i paqëndrueshëm, përderisa kemi disponueshmëri të pabarabartë të produkteve organike. Njëherësh kemi edhe ndërgjegjësim të pamjaftueshëm të konsumatorëve për përfitimet e përdorimit të produkteve organike”, thotë ekspertja Kuzmanovska. Analizat tregojnë edhe mangësitë dhe përparësitë e bujqësisë organike.
“Anët e fuqishme të prodhimtarisë organike në Maqedoni janë rentabiliteti, biodiversiteti, pllenimi dhe rregullim i dëmtuesve, planet i shëndetshëm, njerëz të shëndetshëm, mbrojtja e tokës, zbutja dhe përshtatja ndaj ndryshimit të i klimës si dhe cilësia dhe siguria e produktit ushqimor. Anët e dobëta janë rendimenti, ekonomia ndëshkon diversitetin, deficite në standarde dhe rregullore, financimi i pamjaftueshëm dhe konkurrenca”, tregojnë analizat nga Universiteti i Shtipit.
Përderisa disa vende evropiane po i afrohen objektivit për 25 për qind tokë organike deri në vitin 2030, duket se ky është një mision i paarritshëm për shumicën e vendeve të Ballkanit që kanë sipërfaqe me 0.1 deri dy për qind të sipërfaqes për prodhimin organik.
Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina së bashku renditen në fund të listës, me vetëm 0.1 për qind të sipërfaqes për prodhimin organik. Më pas renditet Maqedonia dhe Serbia me 0.7 për qind, Mali i Zi me 1.5 për qind dhe Bullgaria me 2.2 për qind. Kroacia renditet më mirë me 8.6 për qind, si dhe Sllovenia me 10.7 për qind, ndërsa Greqia është në vendin e parë me 17.6 për qind. Ndryshe, bujqësia konvencionale (e zakonshme, tradicionale) bazohet në aplikimin intensive të materieve kimike: plehrat minerale, pesticidet, rregullatorët e rritjes dhe aditivët në ushqimin e kafshëve.
Në të kundërtën e prodhimtarisë tradicionale në të cilën është e zakonshme përdorimi i materieve kimike është bujqësia alternative (organike, ekologjike, biologjike), e cila nënkupton ose zvogëlim të përdorimit të materieve kimike ose mënjanimi i plotë i tyre. Sistemi i prodhimtarisë organike varet nga qarkullimi bimor, mbeturinat bimore, plehut të stallës, bishtajoret, plehërimit të gjelbër, materieve organike të hedhura të cilat nuk vijnë nga ferma, përpunimit mekanik të tokës, masave biologjike të luftës kundër dëmtuesve.
Aplikimi i tyre ka si rezultat ruajtjen e frytdhënës së tokës dhe shtresës livruese, sigurimi i materieve ushqyese të nevojshme për bimët dhe shkatërrimi i barojave dhe dëmtuesve. /Koha/