Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është mundësuar onlajn caktim i terminit për fotografim për dokumente personale përmes internet-platformës së MPB-së – https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request – edhe për personat të cilët nuk posedojnë numër telefoni nga Maqedonia, gjegjësisht për diasporën e Maqedonisë. Reservimi i terminit mund të bëhet përmes postës elektronike.
Sipas të dhënave të Ministrisë, nga vendosja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së MPB-së gjatë vitit 2024, në muaj janë caktuar në mesatare nga 7.000 termine. Në vitin 2025, numri është mbi 4.000 në muaj, që do të thotë se përmes këtij servisi çdo ditë caktohen thuajse nga 200 termine.
Nga MPB-ja informojnë se caktimi përmes linjave të rregullta telefonike “funksionon shkëlqyeshëm”, dhe se termin për procedurë të rregullt mund të merret që ditën e ardhshme.