Punimet në autostradën Kërçovë–Ohër izolojnë banorët: askush s’jep llogari për bllokimin e hyrjeve në fshat

    Punimet e stërzgjatura në autostradën Kërçovë–Ohër po shkaktojnë revoltë te banorët e fshatrave përreth. Banorët që jetojnë pranë segmentit ku po zhvillohen punimet ankohen se hyrjet drejt shtëpive të tyre janë të bllokuara, ndërsa askush nuk u ka dhënë sqarime se a do të kenë qasje për në shtëpitë e tyre.

    Në Podmolje, banorët thonë se tashmë janë të detyruar të bëjnë një rreth të tërë nëpër fshat për të dalë në rrugën kryesore.

     “Kaloi një grua këtu dhe nuk dinte se nga të shkojë.I thash shko deri te Ambasadori dhe doli tek stacioni autobusëve të shkoj dhe kjo është, nëse bëhet kështu mirë është”

     “Urime për dinamikën e ndërtimit, por a jeni të vetëdijshëm se me ndërtimin e autostradës ka shtëpi që ndodhen pranë saj dhe do të mbeten të bllokuara? Për to nuk është parashikuar as dalje në rrugë lokale në projektin për rrugët lokale. Kështu që ato do të mbeten të bllokuara dhe jofunksionale”

    Nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore informojnë se përveç ritmit të përshpejtuar të ndërtimit të segmentit të autostradës, aktualisht po punohet edhe në ndërtimin e rrugëve të qasjes drejt fshatrave përreth autostradës.

    “Me një ritëm të shpejtë po përparon ndërtimi i rrugëve lidhëse nga: Vërbjani deri në Slivovë, Slivovë-Arbinovë, Arbinovë-Izdeglavje, Izdeglavje-Pesocan, Pesocan-NovoSello, NovoSello-Botun, si dhe ndërtimi i rrugëve të qasjes”, thonë nga NP “Rrugët shtetërore”.

    Ndryshe, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër nga fshati Vërbjan e deri në Ohër që duhej të lëshohej në përdorim muajin e kaluar, pritet që të lëshohet më 15 korrik. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lajm i mirë për diasporën: terminet për pasaportë tani edhe online!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë