Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve.
Atë vit, Irani u nda nga fqinjtë arabë, duke njohur joformalisht shtetin e ri hebraik.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të bëheshin aq të ngrohta, saqë do të kishte fluturime të përditshme ndërmjet Teheranit dhe Tel Avivit. Fshehtas, Irani dhe Izraeli madje punuan bashkë për krijimin e një sistemi raketor.
Përderisa Izraeli përfitoi nga nafta iraniane, Teherani siguroi ekspertizën izraelite në teknologjitë bujqësore dhe ushtarake.
Ceremonia u udhëhoq nga rabini Shlomo Cohen Tzedek (në mes, djathtas).
Hebrenjtë kanë qenë të pranishëm në Iran prej shekujsh. Në vitet ’70, rreth 100.000 hebrenj jetonin në vend. Më 2012 besohej se kishin mbetur vetëm 8.756.
Pas Luftës Gjashtëditore, më 1967, armiqësitë e arabëve me Izraelin dhe aleatët e tij çuan në një krizë ndërkombëtare nafte.
Nafta iraniane ishte shpëtimtare për Izraelin asokohe.
Izraelitët që jetonin në Iran para revolucionit të 1979-tës thoshin se nuk iu bënte fort përshtypje shtypja që shahu ia bënte popullit të vet.
“Ata nuk ankoheshin, dhe ne nuk ndërhynim”, kujtonte një burrë izraelit, në një film për periudhën para revolucionit.
“Ne s’jemi të verbër, e dinim se në çfarë realiteti jetonim, por s’ishte puna jonë”, thoshte ai.