Ndryshimet ligjore shpëtojnë punonjësit shkencorë në RMV

    Data 15 shtator ishte afati i fundit për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për të gjithë ato punonjës shkencorë që nuk kishin arritur të fitonin gradën e kërkuar shkencore. Por me ndryshimet ligjore të propozuara në Parlament që janë duke u shqyrtuar nga Komisioni i Arsimit, jepet edhe tre vite kohë për të fituar gradën akademike të nevojshme.

    Në institucionet shkencore në vend numërohen rreth 250 punonjës, disa prej të cilëve vazhdonin studimet pasuniversitare dhe rrezikonin vendin e punës me afatin e vendosur për fitimin e titullit akademik deri në shtator të këtij viti. Në propozimin e bërë nga një grip deputetësh kërkohet që paragrafi i nenit 5 – “15 shtator 2025” të zëvendësohen me fjalët “15 shtator 2028”.

    “Ndryshimet në Ligjin për Ndryshime në Ligjin për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore po bëhen me qëllim që të sigurohet që marrëdhënia e punës së këtyre bashkëpunëtorëve profesionalë të mos përfundojë më 15 shtator 2025 dhe të zgjatet afati për fitimin e diplomës Master ose Doktor i Shkencave”, thuhet në propozimin e depozituar në Parlament.

    Projektligji bazohet në të njëjtat parime dhe zgjidhje mbi të cilat bazohet Ligji për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore.

    Projektligji propozon zgjatjen e afatit deri më 15 shtator 2028 për bashkëpunëtorët e punësuar në institucione shkencore të cilët, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë fituar një diplomë masteri, nëse nuk zgjidhen në një titull shkencor deri më 15 shtator 2025, marrëdhënia e tyre e punës përfundon. E njëjta gjë vlen edhe për bashkëpunëtorët e punësuar në institucione shkencore të cilët, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kanë fituar një diplomë masteri, nëse nuk zgjidhen në një titull shkencor deri më 15 shtator 2025, marrëdhënia e tyre e punës përfundon.

    Ligji për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore ka ndryshuar disa herë. Ndryshimet e mëparshme kërkonin që personat e punësuar dhe ata që do të punësohen në të ardhmen në institutet shkencore të fitojnë tituj të përshtatshëm nga vendet e tyre të punës në përputhje me Ligjin për Nëpunësit Administrativë dhe Ligjin për Punonjësit e Sektorit Publik.

    Ndryshimet nuk janë pritur mirë nga institucionet dhe sindikata e punonjësve shkencorë të cilët kanë kërkuar jo spostimin e afati të vendosur, por edhe heqjen e çfarëdolloj afati që kushtëzon të punësuarit dhe ato që krijojnë marrëdhënie pune në institucionet shkencore. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    FRUTAT, LUKSI I VERËS! / Transporti dhe ushqimet thellojnë inflacionin në RMV (Tabela)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë