Krim në emër të dashurisë / E vrau babanë e vajzës sepse ajo refuzoi ta merrte për burrë

    Mësohet shkaku i vrasjes në Batincë të Shkupit. Sipas njoftimit të Sektorit të Punëve të Brendshme, mësohet se vrasja erdhi pasi dorasi paraprakisht ishte refuzuar për martesë nga bija e viktimës, përcjell Nistori.

    “Sipas të denoncuarës, E.M.(20), bijë e A.M:, ata rreth orës 08:30 kanë qenë në Klinikën e Neurologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku Xh.M. është përpjekur ta telefonojë me të, por ajo ka refuzuar, sepse periudhës paraprake Xh.M. e ka kërcënuar sepse nuk ka dashur të martohet me të”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

    Më pas, siç thuhet në njoftim, A.M. dhe Xh.M. me veturë janë drejtuar drejt shtëpisë në fshatin Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga u bllokuar nga një veturë, nga e cila ka dalë Xh.M., i cili ka gjuajtur drejt A.M. Nga Policia e Shkupit thonë se ndërmerren masat për qartësimin e rastit.

    Lajmi Paraprak

    Zejtarët kërkojnë ndihmë nga shteti

    Lajmi i rradhës

    “Më shumë isha ambasador i shqiptarëve te qeveria ime”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë