66% e buxhetit për zgjedhje do të shkojë te 33 TV, 43 radio, 8 gazeta dhe 246 portale

    66% e buxhetit për zgjedhje ose 397 milion denarë do të ndahen për programin e paguar politik kurse të drejtën për këto përmbajtje e kanë fituar 33 televizione, 43 radio, 8 media të shtypura dhe 246 portale.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po ashtu njoftoi se nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore. Ata u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta.

    “Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

    “E theksuam dhe u bëmë thirrje qytetarëve për kontroll të të dhënave në listën zgjedhore pasi mendojmë se është një ndër proceset e rëndësishme që ne si KSHZ t’i njoftojmë qytetarët, për një arsye, sepse pasi të kalojë ky afat nuk do të mund të bëjmë ndryshim dhe plotësim të listës zgjedhore”, u shpreh Ditmire Shehu, Anëtare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arkitektë ndërkombëtarë ofrojnë këshilla falas për Çairin – vullnet i mirë apo patetizëm elektoral?

    Lajmi i rradhës

    Nga sot deri më 11 shtator hapet për shqyrtim publik Lista Zgjedhore

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë