Në rajonin e qytetit të Shkupit do të realizohet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.
Siç kumtojnë nga qyteti Shkupit, dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit më 12 dhe 13 shtator, ndërsa, nga 16 deri më 19 shtator, nga ora 22:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit, do të zhvillohet dezinfektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave.
“Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2025 do të fillojë dezinfektimi ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, r më 16.09.2025, dezinfektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, gjegjësisht: Dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 12.09.2025 (e premte) dhe më 13.09.2025 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit. Dezinfektimi tokësor në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave do të zhvillohet nga 16.09.2025 (e martë) deri më 19.06.2025 (e premte), në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, të nesërmen”, qëndron në kumtesën.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, nga qytetit i Shkupit thonë se e njëjta do të kryhet ditën tjetër kur kushtet të jenë të favorshme, në të njejtën periudhë. Në kumtesën është theksuar se qytetit i Shkupit i njofton blegtorët që të ndërmarrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve.






