Sánchez kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

    Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se sikurse Rusia edhe Izraeli duhet të përjashtohet nga garat sportive ndërkombëtare.

    Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste.

    Të dielën (15.09.) aktivistë pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çiklistike Vuelta a España, e cila u desh të shkurtohej, sepse protestuesit bllokuan itinerarin.

    Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

    Madridi ndërpret kontratën për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael

    Qeveria spanjolle ka anuluar një kontratë me vlerë gati 700 milionë euro për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael. Konkretisht fjala është për një kontratë që i ishte dhënë një konsorciumi spanjoll për dymbëdhjetë njësi të sistemit të telekomanduar të raketahedhësve Silam, të zhvilluar nga sistemi Puls i grupit izraelit Elbit Systems.

    Javën e kaluar qeveria spanjolle paraqiti një sërë masash për të “ndaluar gjenocidin në Rripin e Gazës, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të mbështetur popullsinë palestineze”. Këto masa përfshinin ndër të tjera ndalimin e marrëveshjeve për armë me Izraelin, që përfshin si shitjet ashtu edhe blerjet e armëve. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat

    Lajmi i rradhës

    Mbyllja e deponisë në Nikushtak, reagon Komuna e Likovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë