Ish-drejtori i Neurologjisë për pesë muaj ka kryer kontrolle shëndetësore pa licencë

    Ish-drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski ka kryer kontrolle shëndetësore pa licencë aktive për rreth pesë muaj. Nga Inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Shëndetësor rezulton se pas skadimit të licencës, më datë 15 mars të këtij viti, Kuzmanovski ka kryer kontrolle shëndetësore deri më 8 gusht të këtij viti, pra deri në emërimin e tij si drejtor në Klinikën e Neurologjisë. Inspektorati i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurove.

    “Lidhur me punën e Prof. Dr. Igor Kuzmanovskit si profesionist shëndetësor pa licencë pune të vlefshme, do të lëshohet urdhër pagese për kundërvajtje sipas nenit 309 të Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, por do të pasojë edhe urdhër pagese për kundërvajtje për personin juridik dhe për personin përgjegjës në personin juridik, pra drejtorin e mëparshëm”, thonë nga Inspektorati Shëndetësor.

    Edhe Ministria e Shëndetësisë konfirmon se Kuzmanovski ka kryer kontrolle shëndetësore ndaj pacientëve pa licencë aktive.

    “Menjëherë pas shkarkimit janë siguruar të dhënat nga Termini im. Të dhënat tregojnë për realizim të kontrolleve, dhe të njëjtat janë subjekt i procedurës së mëtejshme brenda Ministrisë së Shëndetësisë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

    Ish Drejtori i Klinikës së Neurologjisë Igor Kuzamnovski ka ushtruar detyrën për shtatë muaj pa licencë aktive, ndërsa në muajin gusht është emëruar si drejtor i kësaj klinike pa licencë aktive. Ndërsa është shkarkuar nga posti i tij pas publikimit të videos në rrjetet sociale duke përdorur lëndë narkotike.

    Lajmi Paraprak

    Ari luks i paarritshëm! Çmimet e larta frenojnë blerësit dhe ndikojnë tregun lokal

    Lajmi i rradhës

    Rusia “del jashtë loje” në Lindjen e Mesme pas marrëveshjes për Gazën

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë