“Shpresoj që Maqedonia do të bëjë ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve lokale”

    Thomas Waitz

    Euro-deputeti austriak Thomas Waitz shprehu shpresën se pas zgjedhjeve lokale, “do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutë si pakicë”.

    Në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), Waitz tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave.

    “Vendi është tani i përfshirë në procesin e pranimit, por në fakt nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë ato së shpejti për ta mbajtur vendin në rrugën e duhur”, deklaroi Waitz.

    Lajmi Paraprak

    Gështenjat e ëmbla të Dibrës, me çmime të kripura  

    Lajmi i rradhës

    Numër rekord i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë