Pas një ndalese për përdorim të ujit për pije prej disa ditësh, analizat e sotme flasin se uji është i pastër në aspektin mikrobiologjik dhe i njëjti mund të përdoret edhe për pije. Këtë në një njoftim në Facebook e ka bërë të ditur Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”.
“Këta janë rezultatet me date 29.10.2025 nga IPSH (Qendra e shëndetit publik)Tetovë për cilësinë e ujit të pijshëm në qytet. Nga IPSH rezultatet na tregojnë se uji është i pijshëm dhe me cilësi të mirë. i cili gjithashtu tha se dita e sotme shënohet edhe me rritjen e sasisë së ujit nëpër burimet e vendit”, thuhet në njoftim.
Uji për pije në Tetovë u ndalua për përdorim para katër ditësh, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, të cilat sollën deri tek turbullimi i burimit të ujit në Leshnicë, ndërsa gjethet e rëna të kësaj stine, ndikuan që uji të kishte edhe një aromë.






