Mickoski: Shqipërinë e kemi tejkaluar për në BE

    Hristijan Mickoski komentoi raportin e Komisionit Europian për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

    “Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj do të kishim një “veto” dhe probleme të reja, dhe pastaj do të kishim një pesëshe”, tha Mickoski.

    Ai shtoi se tani, pas zgjedhjeve, qeveria do të përqendrohet në reformat në gjyqësor.

    “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga Raporti sepse nuk ka regres. Ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori, dhe tani pas zgjedhjeve do të merremi shumë seriozisht me atë temë. Në përgjithësi mund të vlerësoj se është i mirë, por nuk mund të pajtohem me konstatimin se disa vende janë para nesh për anëtarësim në BE. Ne jemi para Shqipërisë, edhe pse disa eurokomisar kanë thënë disa gjëra të tilla, kështu që kur do të analizohet se cili vend është gati, Mali i Zi është i pari, Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Zohran Mamdani, një fenomen botëror

    Lajmi i rradhës

    AUV sekuestroi ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në Çuçer Sandevë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë