FYERJEVE

    Poezi nga: Kenneth Koch
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Më parë, në njëfarë mase, jetoja pranë jush. Kur
    Kisha nevojë për njërën nga ju, ju veç ishit hazër,
    Do të dilnit poshtërsisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë
    dhe me qëllimin për të më lënduar.
    Ah, çfarë kënaqësie e madhe
    Për një çast që jep!
    Jeni të shquara midis disa njohësve –
    Të merrni frymë shpejt se ata janë të vetëdijshëm me entuziazëm.
    Ju jeni të rrezikshme! Viktima juaj mund të lëndohet
    Rëndë dhe/ose, e nxitur për hakmarrje, të kundërsulmojë
    Me forcë fizike. Po aq e habitshme për t’u parë sa një aksident me automobil
    Ngandonjëherë vakitë dhe pasojat janë të gjitha tuajat! Kur ju buroni nga unë
    Kam frikë, sikur të kisha shkelur ndonjë premtim
    Për kënaqësinë e afshit tuaj të paqytetëruar. Si, ndonjëherë sërish,
    Të rifitoni territorin e miqësisë, bile edhe të mirësjelljes?
    (Keni një cilësi të lavdërueshme.
    Që jeni absolute dhe mund të pastroni vendin
    Nga mbeturinat e grumbulluara, megjithëse rrallëherë, nëse veç e bëni ndonjëherë,
    A jeni të domosdoshme.)
    Disa fëmijë janë të aftë me ju, edhe oborrtarët francize
    Me sa duket ishin. Perënditë dhe shumë të fuqishmit nuk kanë nevojë për ju.
    “Shpëtimtari ynë nuk njihej kurrë për buzëqeshje”, shkroi Baudelaire.
    As nuk ju përdori.

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët që jetojnë me gjyshërit zhvillojnë këto cilësi

    Lajmi i rradhës

    Tërmet i fortë në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë