Grabitja e arit në Gostivar tremb artarët e Tetovës, ari hiqet nga vitrinat

    Vjedhja spektakolare e arit në Gostivar muajin e kaluar, ka alarmuar artarët e Tetovës.

    Pas rastit të vjedhjes së artarisë në Gostivar që ndodhi në datë dhjetë të këtij muaji, një pjesë e madhe e artarëve në Tetovë, kanë hequr arin nga ekspozimi në xham. Thonë se kanë frikë nga hajnat, sidomos kur shohin se ka lëvizje të madhe edhe të policisë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme enë Tetovë qetësojnë. Thonë se policia lëviz pikërisht për sigurinë e këtyre artarëve dhe gjithë qytetarëve.

    “Frikësohen njerëzit, të gjithë frikësohen. Nuk frikësohen vetëm së hynë vjedhin frikohen edhe për jetën edhe për fëmijët që kanë në shtëpi. Për momentin s`ka kontroll aspak”, tha Mensur Arifi artar.

    Gazetari: Si punoni nëse dikush kërkon ari?

    “Shiko, ari është shumë shtrenjtë, puna është e dobët, gurbetxhinj s`kemi dhe mblidhen krejt”, tha Mensur Arifi, artar .

    Një muaj më parë, në Gostivar u bë vjedhja spektakolare e artarisë. Për këtë rast u arrestuan dy polic si të dyshuar për grabitje. Të njëjtit përfunduan në paraburgim 30-ditor. Ndërkohë për personat e tjerë të përfshirë në krim, vazhdojnë hetimet. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë. Jo zyrtarisht në mesin e tyre që kanë ndihmuar policët të grabisin 18 kilogram ari ka edhe shtetas të huaj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është aerofagia dhe si ta ndaloni

    Lajmi i rradhës

    Rokas: ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë