Dy alarme të rreme për bombë në sallën “Jane Sandanski”

    Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive “Jane Sandanski” dhe në hotelin ngjitur me të.

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga policia dhe janë kryer kontrollet e detajuara, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rremë.

    Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: 15% e serbëve besojnë se kam baba shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Sinisha Karan i fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Sërpska

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë