Sot ditë zie në Tetovë!

    Për shkak të vdekjes së artistit, Shpat Kasapi, komuna e Tetovës ka vendosur që dita e sotme të jetë ditë zie në gjithë territorin e saj. Njoftimi ka ardhur nga Komuna e Tetovës ku theksohet se këngëtari Shpat Kasapi dha një kontribut të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe muzikës.

    Njoftimi i plotë:

    “Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”

    Kujtojmë se Shpat Kasapi u varros dje në varrezat e qytetit të Tetovës, pasi ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 40 vjeçare.

    Lajmi Paraprak

    Gratë kanë më shumë barrë mendore në epokën digjitale!

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pensioneve ka bërë që as asnjë pensionist të mos e plotësojë kushtin për trajtim spitalor falas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë