Kush e mbajti gjallë turizmin në RMV: top katër shtetet me më së shumti vizitorë

    Në Maqedoninë e Veriut në nëntë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1 089 971 turistë, prej tyre 734 mijë janë të huaj.

    Në numrin e turistëve të huaj, më së shumti kontribut ka dhënë Turqia me 32 950 turistë, Serbia me 8 830, Gjermania me 6 615 dhe Polonia me 3 577 turistë.

    Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar rritje për 9.6 përqind të numrit të turistëve të huaj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i turistëve vendor shënoi rënie për 1.4 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Rritja e pensioneve ka bërë që as asnjë pensionist të mos e plotësojë kushtin për trajtim spitalor falas

    Lajmi i rradhës

    “Reformat”/ Vonesa në zbatimin e agjendës, pushteti dhe opozita pa konsensus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë