AUV ndaloi dërgesën e mishit nga Brazili që nuk i plotësonte kushtet për import

    Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në pikën kufitare “Qafë Thanë” kanë ndaluar importin e dërgesës me mish pule të ngrirë nga Brazili, e cila nuk i plotësonte kushtet për import, përcjell Nistori.

    Masa është marrë me qëllim parandalimin e virusit të gripit të shpendëve.

    Në dërgesë kishte mbi 26 tonë, përkatësisht 2.167 paketime nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë (këmbë pule pa kockë).

    Siç njoftojnë nga AUV, arsyeja për vendimin e ndalimit të importit është se dërgesa ishte në kundërshtim me vendimin e mëparshëm për ndalimin e importit të produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili.

    Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025.

    Pas marrjes së vendimit nga veterinerët e AUV-së, e gjithë dërgesa e mishit të pulës është kthyer në vendin eksportues pra në Brazil.

    Lajmi Paraprak

    Rruga e Matkës përplot me gropa, e vështirë për qarkullimin e veturave

    Lajmi i rradhës

    Si janë kushtet në konviktet studentore në RMV: përmirësime të dukshme, por disa nga problemet mbeten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë