Aggeler nuk do të jetë më ambasadore e ShBA në Shkup

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.

    Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e ShBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit.

    Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet misionit të ShBA-ve dhe marrëdhënieve tona diplomatike,” thuhet në deklaratën e Ambasadës për AIM.

    Lajmi Paraprak

    Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

    Lajmi i rradhës

    Spiropali: Shqipëria mirëpret dhe inkurajon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë