Përfundon numërimi në katër komuna – LVV kryeson në tri prej tyre

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet ku deri më tani janë procesuar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsejtë.

    Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë.

    Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota.

    Kujtojmë se këto dy komuna në nivel lokal drejtohen nga AAK dhe LDK të cilat në zgjedhjet e sotme janë renditur të dytat.

    Në Junik gjithashtu e para ka dalur LVV me 36,08% apo 779 vota duke lënë pas AAK me 32.05% apo 692 vota.

    Kurse në Mamushë e para është KDTP me 67,48% apo 1 mijë e 942 vota, kurse LVV është e dyta me 19.49% apo 561 vota.

    Kujtojmë se këto janë rezultate preliminare dhe se ato zyrtare do të konfirmohen në ditët në vijim. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Fundi i vitit, rëndohet komunikacioni në qytet

    Lajmi i rradhës

    Kurti: presim fitore më të madhe se me 14 shkurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë