Faton Selami zgjidhet Avokat i Popullit

    Kuvendi, në kuadër të seancës së 65-të, zgjodhi sot Avokatin e Popullit të ri Faton Selamin nga Tetova. Për zgjedhjen e Selamit votuan 89 deputetë, gjashtë ishin kundër, ndërsa nga deputetët e komuniteteve joshumicë 28 votuan “pro” dhe tetë “kundër”, p^rcjell Nistori.

    Selami është i diplomuar në drejtësi, me master në shkencat juridike, dhe ka dhënë provimin për drejtësi dhe noteri.

    Mandati i Naser Ziberit, paraardhësit të Selamit, i ka skaduar më 12 korrik të vitit të kaluar, pasi atë ditë plotësoi kushtet për pension.

    Kryeparlamentari Gashi më 12 të këtij muaji njoftoi se në takimin koordinues kishte thirrur koordinatorët e grupeve parlamentare për t’u marrë vesh mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe për të gjetur një zgjidhje, duke shprehur shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti.

    “U bëra thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare që të koordinohen me Avokatin e Popullit për të gjetur një zgjidhje. Nuk pati asnjë vërejtje, askush nuk ishte kundër, thjesht do të duhet të diskutohet ndërkohë. Shpresoj se së shpejti do të arrijmë në një zgjidhje,” tha ai.

    Sipas tij, kjo çështje kërkon diskutime politike në nivel të koordinatorëve të grupeve parlamentare.

    Avokati i Popullit, si institucion, është përgjegjës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe është mekanizëm për mbikëqyrjen dhe monitorimin e funksionimit ligjor të institucioneve nga sektori publik.

    Lajmi Paraprak

    Projektet mbesin në buxhet, jo në lumenj

    Lajmi i rradhës

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë