Austria njofton se po ndërmerr hapa për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët, kufizim moshe në nivelin e BE-së!

    Qeveria austriake planifikon të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, duke ndjekur nismën e Australisë.

    Propozimi pritet deri në fund të qershorit, raporton ‘Politico’.

    Në deklaratat e tij, Zëvendëskancelari Andreas Bäbler tha se qeveria po kërkon të ecë shpejt drejt një zgjidhjeje “sepse e dimë që do të duhet ende kohë në nivelin e BE-së”.

    Ai shtoi se qeveria dëshiron të vendosë rregulla specifike për platformat e mediave sociale dhe të kërkojë të vendosë një kufizim moshe në nivelin e BE-së.

    Austria i bashkohet një liste në rritje të vendeve në Bashkimin Evropian dhe më gjerë që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të mbrojtur fëmijët nga efektet e mediave sociale.

    Spanja, Franca, Danimarka, Portugalia dhe Greqia po ecin gjithashtu përpara me planet për të vendosur kufizime moshe.

    Lajmi Paraprak

    Kur politika e jashtme godet xhepin e votuesit

    Lajmi i rradhës

    Shqipja, ‘luks’ që shteti nuk e përballon – mesazhet e “Qyteti i Sigurt” vetëm në maqedonisht

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë