RMV-ja e 79-ta në botë sipas Indeksit të Kujdesit Shëndetësor të Numbeo-s

    Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 79-të në botë sipas Indeksit të Kujdesit Shëndetësor të platformës Numbeo, duke u përfshirë gjithashtu në mesin e 25 vendeve me vlerësimet më të ulëta nga përdoruesit për shërbimet shëndetësore.

    Ky indeks nuk është matje zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por bazohet në përvojat dhe opinionet e përdoruesve për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, pajisjet, stafin mjekësor, shpejtësinë e shërbimeve, qasjen dhe kostot.

    Sipas të dhënave të Numbeo-s për vitin 2026, Maqedonia e Veriut ka një indeks prej 55.4 dhe një indeks të përvojës së kujdesit shëndetësor prej 99.3.

    Në renditje, vendi ndodhet pas Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ndërsa para Bosnjë e Hercegovinës, Algjerisë dhe Hungarisë. Në nivel global, në krye të listës renditen Tajvani, Koreja e Jugut, Holanda dhe Japonia.

    Në kontekst rajonal dhe evropian, disa vende si Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania kanë vlerësime më të mira se Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen më poshtë.

    Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se Maqedonia e Veriut nuk ndodhet në fund të listës globale, por mbetet ende larg vendeve me vlerësimet më të larta për sistemin shëndetësor. Alsat

    Lajmi Paraprak

    Askush nuk e di sa vetura zyrtare ka Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    I nxehti në Europë, netë tropikale që para fillimit të verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë