Fotografitë më të fundit nga një rrugë e rëndësishme logjistike ruse nxjerrin në pah ndikimin gjithnjë e në rritje të përpjekjeve të Ukrainës për t’i penguar dhe kufizuar operacionet ruse.


“R150” është quajtur “arteria kryesore logjistike” e Rusisë për ushtrinë pushtuese në jug të Ukrainës dhe përbën një pjesë të “urës tokësore” të Kremlinit drejt Krimesë.

Në fillim të qershorit, autoritetet vendase njoftuan kufizime për qarkullimin e pasagjerëve përgjatë “autostradës R150”, duke përfshirë edhe ndalimin e transportit të fëmijëve.

Në javët e fundit, Ukraina është përqendruar në atë që e quan fushata e “goditjeve në thellësi të mesme”, e cila synon logjistikën ruse deri në 200 kilometra larg vijave të frontit. REL






