Profesoresha nga Shtipi i kërkoi studentit 300 euro për ta kaluar në provim, arrestohet në flagrancë

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje, nëpunësit policorë të SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”.

    “Më parë, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar në një provim të cilin do ta jepte me datë 29.06.2026″, njoftoi MPB.

    Gjithashtu, janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe K.M. i janë dorëzuar tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të cilat janë përpunuar në mënyrë krimo-teknike.

    “Nëpunësit policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi i kishte pranuar paratë. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa paratë janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    VLEN premtoi integrim kombëtar me Kosovën dhe Shqipërinë, por nuk realizoi asnjë projekt

    Lajmi i rradhës

    Përveç diasporës, a duhet që edhe brenda RMV-së votimi të zhvillohet në mënyrë elektronike?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë