Gjatë vitit 2025, në RMV u regjistruan 911 ndërtesa të ndërtuara pa leje

    Gjatë vitit 2025, në vend u regjistruan 911 ndërtesa të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (EShS), përcjell Nistori.

    Shumica e tyre janë ndërtesa banimi – 169 ose 18.6 përqind e numrit të përgjithshëm. Nga këto, 128 janë ndërtesa ekskluzivisht banimi, 24 janë kryesisht banimi dhe 17 janë objekte pushimi dhe rekreacioni.

    Sipas statistikave, u regjistruan gjithashtu 164 gardhe të ndërtuara pa leje (18 përqind), 116 ndërtesa biznesi (12.7 përqind), 113 apartamente nën çati (12.4 përqind), si dhe 110 zgjerime, mbistruktura dhe adaptime (12.1 përqind).

    Gjithashtu u regjistruan 106 objekte ndihmëse(11.6 përqind), 79 garazhe (8.7 përqind), 22 tarraca verore (2.4 përqind), 17 ndërtesa të përkohshme(1.9 përqind), nëntë shkallë (një përqind) dhe gjashtë tarraca (0.7 përqind).

    Enti Shtetëror i Statistikave deklaron se shumica e ndërtesave të ndërtuara pa leje, pra 96.1 përqind, janë në pronësi private.

    Lajmi Paraprak

    Si të planifikoni pushimet me fëmijën tuaj pa stres

    Lajmi i rradhës

    “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me ShBA-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë