Qytetarët kritikojnë Qeverinë: mbulim i dështimeve dhe ndarje e pabarabartë e resorëve

    Shkup / Fotografia: Nistori

    Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se rikonstruimi i Qeverisë nuk do të sjell asnjë risi dhe se ndryshimet në kabinet janë pasojë e politikave të gabuara të Qeverisë në të gjitha fushat. Sipas qytetarëve, dështimet e Qeverisë në fushën e ekonomisë po tentohet të mbulohen me ndryshime kadrovike.

    “Mendojmë se asgjë nuk do të ketë, përpos që do të jetë një vazhdimësi normale, katastrofike ashtu siç ka ndodh deri tani. Ndryshimi ndodhi, por çfarë ndryshimi. Ne shpresuam të avancohet pozicioni i shqiptarëve, por për fat të keq shkoi në dekadencë”, tha një qytetar.

    “Punë nuk ka, ky shkatërrim nuk është në rregull. Ne do të durojmë, durim deri ne fund”, u shpreh një qytetar.

    “Është problem sepse këto ministri që kanë të bëjnë me popullin ua kanë dhënë shqiptarëve, kurse ato ministritë elitare i kanë VMRO kështu që asgjë nuk ndodh, prapë do të ketë korrupsion dhe prapë asgjë për shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.

    “Koha do ta tregoj se a kanë fituar apo kanë humb diçka, është me rendësi që të jetë në shërbim të popullatës”.
    Kritika nga qytetarët nuk kishte vetëm për ekonominë, ata shprehën shqetësim edhe për fusha të tjera si: arsimi, shëndetësia dhe marrëdhëniet me fqinjët./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Raporti mbi Mbrojtjen e Kushtetutës: Gjermania nën presion

    Lajmi i rradhës

    BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë