Arrestohet në Prilep punonjësi i Agjencisë së Punësimit, dyshohet për marrje ryshfeti

    Fotografia është krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA) për të ilustruar artikullin

    Punonjësi i Agjencisë së Punësimit e kishte shantazhuar për muaj me radhë një përfitues të ndihmës sociale, duke i kërkuar para në këmbim të mosheqjes së të drejtës për kompensim financiar, përcjell Nistori.

    Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë në Prilep arrestuan D.T. (50), punonjës në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (AVRSM), nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

    Sipas MPB-së, i dyshuari ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në dëm të një bashkëqytetari 47-vjeçar, i papunë dhe përfitues i ndihmës sociale. Në periudhën nga prilli deri në korrik, ai dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë ryshfet në mënyrë të përsëritur të dëmtuarit.

    Sipas hetimeve, shantazhi nisi pasi 47-vjeçari kishte refuzuar një ofertë pune në një fabrikë në Manastir për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. I dyshuari dyshohet se e ka shfrytëzuar këtë rrethanë për ta detyruar të paguante para, duke i premtuar se nuk do t’ia hiqte të drejtën e përfitimit të ndihmës sociale nëse vazhdonte t’i jepte ryshfet.

    “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Lajmi Paraprak

    Librat për fëmijë po i demonizojnë të pasurit

    Lajmi i rradhës

    Shumica e ujësjellësve dhe puseve në vend janë në gjendje jo të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë