Pengohet vandalizimi i pronës hekurudhore të RMV-së, autorët kapen me mjete për grafite

    Shërbimi i sigurisë i HRMV Transport parandaloi një përpjekje për të vizatuar grafite dhe për të dëmtuar pronën hekurudhore, njoftoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Dejan Koshutiç. Gjatë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit të sigurisë, personat u kapën në vendngjarje. Tek ata u gjetën materiale për vizatimin e grafiteve, si dhe ushqim për qen, të cilin dyshohet se synonin ta përdornin për të zbutur ose shpërqendruar qentë roje, përcjell Nistori.

    Rasti u raportua menjëherë dhe iu dorëzua organeve kompetente policore për procedurë të mëtejshme.

    Nga HRMV Transport njoftojnë se, në periudhën e ardhshme, do të përforcojnë ndjeshëm masat e sigurisë dhe mbikëqyrjen me kamera të të gjitha objekteve dhe mjeteve lëvizëse të kompanisë.

    “Çdo përpjekje për të dëmtuar pronën shtetërore do të raportohet dhe do të trajtohet në mënyrën e duhur. Prona publike është pronë e të gjithëve ne”, tha Koshutiç.

    HRMV Transport u bën thirrje qytetarëve të sillen me përgjegjësi ndaj infrastrukturës hekurudhore dhe mjeteve të transportit që janë në shërbim të interesit publik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pa rrymë dhe i papastër, konvikti “Pellagonia” në Shkup është kthyer në objekt fantazmë

    Lajmi i rradhës

    MMPT: punëtorët e NPK “Tetova” u përdorën për propagandë politike të Komunës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë