ZNAM dënon glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

    Lëvizja ZNAM dënoi ashpër, siç thekson, çdo përpjekje për të lavdëruar, relativizuar apo justifikuar krimet e luftës dhe kriminelët e luftës. Në reagimin e saj, partia thekson se qëndrimi ndaj krimeve të luftës, viktimave dhe vendimeve të formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare nuk duhet të jetë objekt i kalkulimeve të përditshme politike, përcjell Nistori.

    “Për ne nuk ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e viktimave, të së drejtës ndërkombëtare dhe të vlerave qytetëruese. Asnjë krim lufte nuk mund të justifikohet dhe asnjë kriminel lufte i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të paraqitet si figurë që meriton respekt apo admirim”, thuhet në reagimin e ZNAM-it.

    Partia iu referua gjithashtu postimit kontrovers të drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, duke theksuar se bëhet fjalë për një qëndrim personal, i cili, sipas saj, nuk mund të barazohet me qëndrimin e Qeverisë.

    ZNAM-i shton se përgjegjësia për veprimet publike dhe qëndrimet personale duhet të mbahet si në nivel personal, ashtu edhe institucional.

    Në të njëjtën kohë, partia hedh poshtë kritikat se ka heshtur për rastin, duke theksuar se nuk pranon që opozita t’ia diktojë kohën dhe mënyrën e reagimit.

    Lajmi Paraprak

    Komiteti i Helsinkit: të shkarkohet Kitanoviqi për glorifikimin e Mlladiqit dhe të ndiqet penalisht

    Lajmi i rradhës

    Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë