Filipçe propozon veting për funksionarët, Mickoski ia kthen: tregoni sa dhe si keni vjedhur

    Kreu i LSDM-së Venko Filipçe shpalosi detaje nga master plani, të cilin e ka përgatitur kjo parti. Vazhdimi i rrugës evropiane, kthimi i drejtësisë përmes bashkëpunimit me Prokurorinë Evropiane, revizion për rastet e rënda si dhe ligj të posaçëm për veting për të gjithë funksionarët, parashihen në master planin.

    Filipçe në intervistë për Telmën tha se ligji për veting parasheh t’i përfshijë bartësit aktual të funksioneve dhe ata që kanë qenë në funksione në 10 vitet e fundit.

    “Le të ketë propozim ligj askush nuk e konteston këtë. Edhe tani mundet DAP të bëj veting dhe të kontrollojë. Edhe tani ka mënyra të kontrollimin se si marrim viza të arta për destinacione ekzotike si Dubai, sa mund duhet të jepni që të keni vizë të tillë. Si kënaqeni në jahte të shtrenjta në Bregdenit e Egjeut e kështu me radhë. Si politikanë ngasin makina të shtrenjta, në pronësi të kompanive të cilat kanë fituar tenderë për qymyr, e si mjetet u janë paguar kompanive nga Bullgaria. Ka shumë të cilat mund ti numëroj por ja le të jetë kjo fillim i procesit i atij vetingu. Madje pse jo mund të shkojmë edhe në poligraf dhe çdo politikan të tregoj se sa ka vjedhur dhe si ka vjedhur, këta nga opozita kuptohet”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

    Tema e vetingut nuk është diçka e re në skenën politike. Veting dhe luftë kundër korrupsionit është paralajmëruar nga të gjitha partitë politike kryesisht ato të cilat janë në opozitë dhe luftojnë për të marrë pushtetin.

    Veting për të gjithë politikanët, prokurorët e gjykatësit pati paralajmëruar BDI në programin e saj të vitit 2020. Megjithatë ky paralajmërim asnjëherë nuk u formalizua. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tregtarët lojalë në Tetovë paguajnë qira, ndërsa shitësit në trotuare shesin pa asnjë shpenzim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë