Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar Ervin Salianjin për qëndrimin e tij ndaj protestës, duke theksuar se ai, si një nga personat që pretendon të sjellë rinovimin e Partisë Demokratike, duhej të ndërmerrte hapa konkretë për ndryshimin e partisë gjatë kulmit të protestave në Tiranë.
Sipas Lubonjës, protesta përbën një ngjarje shumë të rëndësishme politike, ndaj të gjitha forcat politike, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe deri te opozita, duhej të reflektonin dhe të reagonin ndaj realitetit që ajo ka krijuar.
“Jo vetëm Saliani, por të gjitha forcat, duke filluar nga kryeministri dhe opozita, duhej të kishin një lloj reflektimi, reagimi”, u shpreh Lubonja.
Salianji theksoi se Partia Demokratike duhej të bënte një reflektim të brendshëm, duke pranuar përgjegjësitë dhe akuzat që rëndojnë mbi të.
“Dhe PD duhej të bënte reflektimin e vet, se ‘shiko, jemi dhe ne këtu të akuzuar’”, deklaroi ai.
“Kjo protestë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme dhe është. Dhe të gjitha forcat politike, në një farë mënyre, duhej të reagonin ndaj kësaj proteste dhe ndaj realitetit që krijon kjo protestë. Jo vetëm Saliani, por të gjitha forcat, duke filluar nga kryeministri dhe opozita, duhej të kishin një lloj reflektimi, reagimi. Nëse Edi Rama, sipas meje, duhej të jepte dorëheqjen dhe PS duhet të gjejë rrugë të ndryshme për të reaguar ndaj kësaj proteste. Dhe PD duhej të bënte reflektimin e vet, se “shiko, jemi dhe ne këtu të akuzuar”.
Kush më mirë se Salianji që pretendon se do të rinovojë PD, do të duhej të ndërmerrte brenda PD veprime të caktuara, pwr ta ndryshuar PD për të futur një garw tjetër, për ta futur që të reflektojë për këtë përgjegjësi që ka. Kjo gjë nuk ka ndodhur fare. Salianji ishte absent dhe habitem përse ka ardhur sot këtu, sepse atë që mund të bënte më mirë se kushdo, në interesin e tij dhe të njerëzve, nuk e bëri”,- tha Lubonja.




