Sot po zhvillohet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.
Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.
Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.
Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet. /TCh/\
Zviceranët përdorin ChatGPT-në në vend të avokatëve, gjykatat nën presion
Përhapja e inteligjencës artificiale po krijon punë shtesë për gjykatat zvicerane, të cilat po përballen me parashtresa gjithnjë…




