“Punimet në këtë rrugë nisën para zgjedhjeve të vitit të kaluar, por pas përfundimit të tyre, rruga mbeti e parregulluar. Qytetarët vazhdojnë të përballen me këtë problem, ndërsa mbetet pa qartë se kur do të përfundojnë punimet”, raportojnë nga Alsat.
Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se Komuna e Çairit po i zvarrit punimet për interesat elektorale.
“Për keqardhje është se kur nisen kësi raste nga lagjet maqedonase kryhen, ndërsa nga shqiptaret për fat të keq e fillojnë dhe mbeten . Ajo do të përfundoj ndonjëherë por puna është që të mos zgjatet 2 vjet 3 vjet 4 vjet”, tha një qytetar.
“Kjo është katastrofë, unë jam këtu 40 vjet kështu “haos” nuk ka qenë asnjëherë. Nga kush të rregullohet kjo nga populli, populli të mbledh të holla për të bërë diçka, shteti është ai që duhet të bëj, për çka është shteti për çka votojmë ne, do të bije puna të mos votojmë për askënd dhe të shkarravitim fletën, mos ta përdor votën, Çairi është haos”, tha një qytetar tjetër.
Nga Komuna e Çairit thonë se punimet në rrugën “Ferid Zairi” janë në fazën përfundimtare.
“Sipas dinamikës së paraparë, deri në fund të vitit 2026 planifikohet përmbyllja e punimeve në infrastrukturën nëntokësore, pas së cilës do të vijojë realizimi i asfaltimit”, thonë nga Komuna e Çairit.
PUNIMET NËNTOKËSORE DERI NË FUND TË VITIT
MË PAS PËRFUNDON ASFALTIMI
Në Çair rrugët e tilla që kanë mbetur të pa përfunduara nga procesi zgjedhor, ka edhe në disa lagje tjera.




