Regjistruesit nuk dalin në terren! Simovski: Qeveria do të jep detaje

    Instruktorët dhe regjistruesit janë urdhëruar që edhe sot të mos dalin në terren për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive.

    Regjistruesit dhe instruktorët rajonal, me të cilët ka kontaktuar Alsat, njoftojnë se edhe sot janë urdhëruar që të mos dalin në terren për të zbatuar regjistrimin.

    I pyetur për arsyet, pse regjistruesit janë urdhëruar të mos dalin në terren, drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski për Alsat deklaroi se Qeveria në konferencë për mediat duhet të dalë të japë detajet.

    Edhe pse regjistrimi i popullsisë rezidente dhe amvisërive filloi më 5 shtator, në pjesën më të madhe të kohës, regjistruesit nuk kanë punuar. Për këtë autoritetet janë arsyetuar se është sulmuar sistemi dhe është re startuar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kjo tragjedi nuk mbahet mend, flasin dëshmitarët okular

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Tetovë, Qeveria shpallë 3 ditë zie në të gjithë vendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë