OBSH kërkon rikthimin e masave

    Situata epidemiologjike nga koronavirusi në shumë vende të botës është përkeqësuar dukshëm në prag të dimrit dhe për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rikthimin e disa prej masave.

    Sipas ekspertes së OBSH, Maria van Kerkhove, varianti Delta është aktualisht forma më agresive e virusit, i cili është përhapur në të gjithë botën dhe për këtë arsye duhen marrë masa shtrënguese për t’u mbrojtur.

    Kerkhove citon se përdorimi i maskave, ajrosja e ambienteve të brendshme, shmangia e turmave dhe puna nga shtëpia aty ku është e mundur do të ndihmonin në këto momente të vështira nga një valë e re infektimesh në shumë vende.

    Situata epidemiologjike në shumë vende, është përkeqësuar për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe uljes së ritmit të procesit të vaksinimit. OBSH ka bërë shpesh thirrje për shpërndarjen e barabartë të tyre, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, por duket se qeveritë e vendeve të pasura nuk e kanë zbatuar atë.

    Lajmi Paraprak

    “Zgjoi” në garë për çmimin kryesor në Zagreb

    Lajmi i rradhës

    Lidhja midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë