Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, kryeministri Dimitar Kovaçevski u befasua nga dhurata e gazetares bullgare – një mollë e kuqe, përcjell Nistori.
“Më lejoni t’ju jap një mollë të kuqe të shëndetshme bullgare në shenjë besimi dhe për të ruajtur unitetin tonë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, iu tha atij kur iu dha molla.
Për këtë gjest, kryeministri bullgar Kirill Petkov buzëqeshi dhe tha “molla jonë e bukur”.
Ndryshe gjatë takimit të sotëm, pati tone pozitive në takimin e parë ndërmjet Kovaçevski – Petkov në Shkup, gjegjësisht përqafime, buzëqeshje, shtrëngime duarsh – në atmosferë të tillë. /Nistori/